"Ushqimi bërrnut, nuk ka ilaçe, dyshekë u japin vetëm miqve", të dënuarit e paraburgimit denoncojnë kushtet e tyre  

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 12:18 | Aktualitet
"Ushqimi bërrnut, nuk ka ilaçe, dyshekë u japin vetëm

Të paraburgosurit e burgut të Elbasanit i kanë dërguar një letër të hapur disa institucioneve si Avokati i Popullit, ambasadës amerikane dhe disave të Bashkimit Europian, Komitetit të Helsinkit dhe Partisë Demokratike, duke denoncuar kushtet e vështira me të cilat sipas tyre po përballen.

Të paraburgosurit i kanë përmbledhur problematikat në 11 pika, që citohen më poshtë edhe në zhargon. “1. Ushqimi është bërrnut, racionet as për bebe nuk dalin. 2. Njerëzit flenë përtokë pa dyshekë se u japin vetëm miqve dyshekë, jastëkë, etj. Kurse hallexhinjtë mund të vdesin 3 . Nuk kemi kujdes mjekësor, kërkojmë për vizitë tek mjeku ose të na çojnë në spital mezi na çojnë, por në shumicën e rasteve nuk na çojnë, as nuk e çajnë kokën, në vend të qetësuesve na bëjnë ujë të distiluar. 4. Të paraburgosurve që punojnë nuk jua njohin ditët e punës, i mashtrojnë. 5. Liri veprimi nuk kemi fare, vetëm kati i tretë tek godina A ka liri dhe kati i dytë të godina B, ne jemi kati i dytë, godina A. Miqve të tyre drejtori dhe shefi i policisë ju ka lënë liri veprimi. 6. Zhurmat që na bëjnë kati i tretë janë të tmerrshme dhe ankohemi, por nuk merret asnjë masë. Burgun e kanë kthyer në privat. 7. Na hedhin ujë e plehra nga sipër. 8. Ilaçe nuk na japin. 9. Higjiena është ZERO. 10. Na keqtrajtojnë. 11. Na privojnë nga takimet me familjarët”, ishin pikë të cituara në letër.

https://a2news.com/2022/10/24/siguria-ne-burgje-nuk-ka-police-qeveria-kerkon-heqjen-e-kriterit-te-moshes/

 Ndërkohë, ata hedhin edhe akuza nepotizmi ndaj drejtorit të atij institucioni, Arben Xhina dhe për shefin e regjimit të burgut Vladimir Skënderi, që ndër të tjerat akuzohet se në radhët  e rojeve “ka të gjithë kushërinj dhe miq të tij”.     

Të paraburgosurit e Elbasanit mbyllin letrën duke thënë se “vërtet jemi në burg, por kemi edhe ne të drejtat tona si qenie njerëzore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos