
Një ditë pas vrasjes që tronditi dje Shkodrën, në qytetin verior kanë zbarkuar zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit dhe një prokuror i Krimeve të Rënda.
Ende policia nuk ka asnjë autor të dyshuar për vrasjen e Ferracakut dhe plagosjen e Mehajt, të cilët u qëlluan nga një person, ndërsa një tjetër e priste atë me motor dhe pak pas krimit u larguan nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë se motori gjet i djegur në zonën periferike të Zooteknikës. Deri tani ka vetëm disa të shoqëruar, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për autorët. (A2 Televizion)