Vrasja e Ferracakut, lirohet i dyshuari

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2018, 15:38 | Kronikë

Një person u arrestua dhe më pas u la i lirë nga Policia e Shkodrës. Mustafa Lici u lirua, pasi nuk u gjetën prova që e implikonin atë në vrasjen e Fatos Ferracakut, ngjarje kjo e ndodhur këtë të mërkurë.

Ngjarja ndodhi në markatën e lagjes "Partizani", kur dy persona në motor dhe me skafandra të zeza zbrazën 8 plumba në drejtim të 40-vjeçarit, i cili ndërroi jetë menjëherë. Kunati i tij, Fatmir Mehaj teksa ka ndërhyrë për të penguar vrasjen, ka marrë 2 plumba në njërën këmbë dhe 1 plumb në këmbën tjetër.

Fatos Ferracaku nuk kishte probleme me drejtësinë, por është kushëriri i biznesmenit Arjan Ferracaku, i vrarë në një atentat me 1 shtator 2018, në Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos