Këshilli i Ministrave ka liruar sot nga detyra kreun e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Bledar Skënderi dhe në vend të tij ka emëruar Jeta Dedën. Ky vendim i qeverisë erdhi pas propozimit të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe hyn në fuqi menjëherë.
Bledar Skënderi ushtronte detyrën e kreut të AKU-së që prej tetorit të vitit të kaluar.
Ai është paditur në nëntor të këtij viti nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Prokurorinë e Tiranës se nuk ka reaguar si duhet ndaj situatës së krijuar me alarmin e ngritur nga Bashkimi Europian për sasi "oksid etileni" në disa akullore. (A2 Televizion)
