
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, vlerësoi punën e SPAK dhe BKH, duke theksuar se janë kthyer në tmerrin e kriminelëve që mendoheshin të paprekshëm.
“Veprat e SPAK e BKH flasin vetë. Në këto dy vite, kemi parë veprim pas veprimi dhe i gjithë vendi ka qenë në pritje të këtyre ditëve. I falënderojmë prokurorët e SPAK-ut për punën e tyre”, tha Kim.
“Po bëheni tmerri i kriminelëve, të atyre që kishin menduar se nuk mund të kapeshin kurrë. Atyre ditëve po u vjen fundi dhe për këtë arsye, jeni heronjtë e fëmijëve dhe shpresa e vendit”, shtoi ambasadorja.
Sipas Yuri Kim, “BKH-ja do të jetë pjesë e rëndësishme e drejtësisë në vend”. (A2 Televizion)