Liroi "të fortët", KLGJ cakton seancën për gjyqtaren e Krujës

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 15:20 | Aktualitet
Liroi "të fortët", KLGJ cakton seancën për

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka caktuar datën 8 janar 2021 përtë shqyrtuar propozimin për shkarkim nga detyra të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.

Procedimi disiplonor ndaj gjyqtares, që ka liruar ngaqelia Endrit Doklen, Hekuran Billën dhe Ilir Pajën, nisi me me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Sipas ILD, Hoxha në gjashtë vendime të dhënaprej saj në harkun kohor maj 2017- shkurt 2019 ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë pretendonte se veprimet e magjistrates kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos