Vijojnë shkeljet e masave anticovid, gjobiten me nga 1 mln lekë 3 lokale në Korçë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 11:03 | Aktualitet
Vijojnë shkeljet e masave anticovid, gjobiten me nga 1 mln lekë 3

Masat anticovid vijojnë të shkelen, jo vetëm nga individët për vendosjen e maskës, por edhe nga pronarët e lokaleve, edhe pse gjoba ndaj tyre është e konsiderueshme, 1 milion lekë.

Së fundi, 3 lokale në qytetin e Korçës, të cilat kanë shkelur aktin normativ duke organizuar festë në ambientet e brendshme dhe vazhduar aktivitetin e tyre pas orarit të lejuar, janë ndëshkuar.

Këto subjekte private janë kapur në shkelje nga policia dhe gjobitur me 10 milion lekë të vjetra secila. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos