Ndërron jetën në moshën 31-vjeçare ish-futbollisti i kombëtares së Nigerisë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2019, 10:00 | Futboll
Ndërron jetën në moshën 31-vjeçare ish-futbollisti i

Ish-futbollisti i kombëtares së Nigerisë, Isaac Promise, është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare, ka konfirmuar klubi i tij Austin Bold në SHBA.

Në një deklaratë të skuadrës thuhej se Promise ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës, por nuk u specifikua arsyeja e vdekjes së tij.

Ai ka luajtur 3 ndeshje me kombëtaren e Nigerisë, ndërsa ishte kapiten i skuadrës nën 23-vjeç në Olimpiadën e Pekinit, ku arritën të fitojnë medaljen e argjendit, pasi ishin mundur nga Argjentina, e cila në atë kohë kishte edhe Lionel Messin.

Para se të shkonte në Shtetet e Bashkuara, Promise luajti për 12 vjet në Arabinë Saudite dhe në Turqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos