Liverpool e mbyll vitin me fitore, “Ujqërit”, të vegjël në “Anfield”

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2019, 19:29 | Futboll
Liverpool e mbyll vitin me fitore, “Ujqërit”, të

Realizuan një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj kampionëve të Manchester City-t vetëm dy ditë më parë, por nga “Anfield” lojtarët e Wolves dolën të mposhtur.

Liverpool-i e mbylli vitin me fitore, i pamposhtur këtë sezon në Premier League, pasi triumfoi me një gol të vetëm nga Mane.

Senegalezi shënoi në fundin e pjesës së parë, ndërsa në 45 minutat e dytë, lojtarët e Wolves krijuan disa raste për shënim, por nuk mundën të merrnin të paktën një pikë nga kjo transfertë mjaft e vështirë për ta. Me këtë fitore, Liverpool e çon diferencën nga Leicester i vendit të dytë në 10 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos