
Derbi i Londrës i takon Chelsea-t, pasi mund Arsenalin 1-2 në “Emirates Stadium”. Katër minuta kanë rezultuar vendimtare në këtë takim, ku është vendosur gjithçka.
Arsenali kaloi në avantazh në pjesën e parë me anë të Aubameyang. Chelsea kërkoi të reagonte, duke krijuar disa raste për shënim, por minutat po kalonin dhe ndeshja po shkonte drejt fundit.
Gjithçka ndryshoi në minutën e 83, pas një gabimi fatal të portierit të Arsenalit, Leno. Pas një goditje dënimi, portieri bën një dalje të gabuar dhe Jorginho nuk e pati aspak të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë me portën e boshatisur.
4 minuta më pas, Chelsea shënoi edhe golin e fitores. Abraham shfrytëzoi në maksimum një kundërsulm të shpejtë të skuadrës së tij, duke mposhtur për herë të dytë portierin Leno.
Me këtë fitore, Chelsea konsolidon vendin e katërt me 35 pikë, ndërsa Arsenali mban vendin e 12 në renditje. (A2 Televizion)