Ndërron jetë vëllai i Diego Armando Maradonës

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2021, 17:20 | Futboll
Ndërron jetë vëllai i Diego Armando Maradonës

Ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare Hugo Maradona, vëllai i Diego Armando Maradonës.

Hugo u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Napoli, teksa mësohet se arsyeja e ndarjes së parakohshme nga jeta është bërë një infarkt në zemër.

Ashtu si vëllai i tij i famshëm, edhe Hugo Maradona ka qenë futbollist, duke luajtur si mesfushor me Ascoli, Rayo Vallecano, Rapidin e Vjenës, Deportivo Italia dhe disa skuadra japoneze. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/24/nje-vit-nga-humbja-mijera-tifoze-kujtojne-diego-armando-maradona/

A2 CNN Livestream

Latest Videos