Liverpool pa rivalë, nuk ia del as Mourinho

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 20:23 | Futboll
Liverpool pa rivalë, nuk ia del as Mourinho

Liverpool vijon me serinë e fitoreve në Premier League dhe fitorja e kampionatit duket se është kthyer në formalitet.

“The Reds” fituan me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj asaj që duhet të ishte një transfertë e vështirë përballë Tottenham të trajnerit portugez Mourinho.

Goli për ekipin e Klopp u shënua në minutën e 37 të takimit nga Firmino, falë një asisti të Mohamed Salah.

Liverpool udhëheq i vetëm tabelën e Premier League me 61 pikë të fituara në 21 takime, i shkëputur 16 pikë nga vendi i dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos