
Mediat spanjolle raportojnë se trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde është pothuajse i shkarkuar pas humbjes në ndeshjen e Superkupës përballë Atletico Madrid dhe se katalanasit kanë nisur kontaktet për gjetjen e zëvendësuesit të tij.
Sipas burimeve, drejtori sportiv, Eric Abidal dhe shefi ekzekutiv, Oscar Grau i kanë ofruar legjendës së klubit Xavi, një kontratë 2 vjet e gjysmë për të zëvendësuar Valverden.
Dy drejtuesit e lartë të Barçës janë takuar me Xavin në Doha, menjëherë pas disfatës së dhimbshme ndaj Atl.Madrid, për të cilën patën dhe rezerva në albitrim.
“AS” raporton se u deshën dy orë takim për të bindur spanjollin për të pranuar ofertën në krye të stolit të “Blaugranave”, për të cilin ishin lakuar dhe emrat e Ronald Koeman, Roberto Martinez dhe Thierry Henry. (A2 Televizion)