Një ndeshje plot gola deri më tani ajo midis Shqipërisë dhe Kazakistanit. Trajneri Italian Edi Reja riktheu “veteranët” për sfidën e rëndësishme kundër Kazakistanit, dhe për momentin kjo strategji nuk po zhgënjen.
Ishte pikërisht një krosim perfekt i Memushajt për Cikalleshin (16) që mundësoi kalimin në avantazh të kuqezinjve në sfidën e Nation League.
Cikalleshi gjen rrjetën me një goditje me kokë Ismaili dyfishon rezultatin për kuqezinjtë... Por kazakët pak sekonda më vonë barazojnë me një parabolë nga mesi i fushës Edi Reja
Në këto minutat e para, diferenca teknike midis dy ekipeve është dukshme, dhe Shqipëria arrin të dyfishojë me Ismailin në të 23-ish.
Por shqiptarët ende po festonin kur sulmuesi Abat Aymbetov realizoi një nga golat më të bukur të vitit nga mesi i fushës, duke surprizuar portierin Berisha. (A2 Televizion)