Zeka: Po të mos jetë KFOR-i, serbët zbarkojnë për 4 orë deri në Kukës

Nga A2 CNN
7 Maj 2021, 10:16 | Kosova
Zeka: Po të mos jetë KFOR-i, serbët zbarkojnë për 4

“Nëse Albin Kurti, apo cilido politikan shqiptar në Prishtinë dhe në Tiranë, ta kuptojnë se superfuqia e votës ka arritur të ndajë Berlinin përgjysmë, kryeqytetin me shtetit më të fuqishëm Europian. Nëse ne nuk do të koordinohemi me partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos me Gjermaninë dhe SHBA-në, unë jam shumë i bindur dhe shumë i shqetësuar se e ardhmja e Kosovës do të jetë ndarja e 17% të territorit të saj”.

Kështu u shpreh në A2 analisti Milaim Zeka, teksa komentoi zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, si dhe marrëdhëniet me Serbinë.

Më tej, Zeka u shpreh se Kosova duhet të kthehet te ideja e Thaçit për paqe. “Këtë ide e mbështesin shumë njerëz të UCK-së. T’i japim fund konfliktit Kosovë-Serbi. Fëmijët të mos rriten me idenë e konfliktit. Të mos harrojmë se gjatë 2 mijë viteve luftë, popullit shqiptar vetëm një herë i ka rastisur që të ketë një mbështetje nga NATO. Kosova nuk do të ishte çliruar nga Serbia, nëse nuk do të ishin aeroplanët e NATO-s. Ne e dimë fuqinë tonë në raport me Serbinë. Ne dimë se po të mos jetë KFOR në Kosovë dhe baza amerikane në Bondsteel, ushtarët e Slobodan Miloseviç të ri, që është Vuçiç, për 4 orë zbarkojnë jo në Prishtinë, por edhe në Prizren e në Kukës”, u shpreh Zeka në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos