“Luftë” me flakët në portin e Iskenderun pas tërmetit në Turqi

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 11:12 | Bota

Një zjarr i madh shpërtheu në portin e Iskenderun në Turqi pas tërmeteve të fuqishme të së hënës, ku dy më të fuqishmit ishin 7,8 dhe 7,7 rihter. Tërmeti shkaktoi viktima në 10 provinca në Turqi, si dhe në Siri.

Ndërkohë, si pasojë e tërmetit, një zjarr i madh përfshiu kontejnerët në portin e Iskenderun, mbrëmjen e së hënës. Re të mëdha tymi mbuluan zonën, ndërsa me dhjetëra zjarrfikës luftuan me flakët deri në orët e para të së martës.

Dëmet e shkaktuara janë tejet të konsiderueshme, pasi zjarri përfshiu me dhjetëra kontejnerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos