
Presidenti francez, Emmanuel Macron, drejtoi ceremoninë përkujtimore për 74-vjetorin e fitores së Aleancës në fundin e Luftës II Botërore në Europë. Në një ditë të zymtë dhe me shi, ai vendosi kurora me lule dhe rindezi flakën tek monumenti I Ushtarit të Panjohur në Harkun e Triumfit.
Më pas pati një përshëndetje shumë të ngrohtë me veteranët. Fitorja në Ditën e Europës, siç njihet dhe ndryshe “VE Day”, përkujton momentin kur përfunduan veprimet armiqësore në Europë në Luftën II Botërore.
Franca dhe aleatët e saj do të përkujtojnë këtë vit dhe 75 vjetorin e “D-Day”, kur trupat aleate zbarkuan në plazhet e Normandisë me 6 qershor të vitit 1944, gjë e cila detyroi Nazistët Gjermanë të dorëzoheshin një vit më pas. (A2 Televizion)