Papa Françesku mbërriti në Maqedoninë e Veriut, në vizitën e parë në këtë shtet të një drejtuesi të kishës katolike.
Ceremonia e mire se ardhjes u zhvillua para pallatit presidencial ne Shkup, ku Papa u takua me presidentin në largim Gjorgji Ivanov dhe kreyministrin Zoran Zaev.
Më pas kreu i Selisë së Shenjtë do të drejtojë një meshë në përkujtim të Nënë Terezës në qytetin e saj të lindjes, Shkup.

Vatikani njoftoi se Papa do të takohet edhe më përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të trupit diplomatik, si dhe me udhëheqës fetarë e njerëz të varfër. Meshën që do të drejtohet nga kreu i Kishës Katolike Romake, sipas autoriteteve pritet ta ndjekim rreth 15 mijë persona në sheshin kryesor të Shkupit, jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe vende tjera që janë akredituar për të marrë pjesë në aktivitetet e atit të shenjtë.
Shkupi është blinduar nga masat e sigurisë, me angazhimin e qindra forcave policore dhe ushtarake e gjithashtu njësive special anti-terror. Rrugët ku pritet të kalojë Papa, janë bllokuar që të hënën. E marta është shpallur si ditë pushimi për të shmangur rrëmujën. (A2 Televizion)