Mbretëria e Bashkuar në festë, lindi djali i Harry dhe Meghan

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 16:21 | Bota

Kurioziteti i gjithë botës gjeti përgjigjen e saj. Meghan Markle ka lindur një djalë, Mbretërisë së Bashkuar i shtohet një princ i ri.

Lindja ka ndodhur në mëngjes, rreth orës 5.30, por vetëm pak minuta më parë erdhi lajmi zyrtar, pasi u kontrollua se gjithçka ishte në rregull me shëndetin e princit dhe të ëmës.  

Konfirmimi zyrtar i lindjes

Ishte vetë babai i tij, princi Harry, që konfirmoi i pari lajmin, duke u shprehur “i çoroditur dhe absolutisht në qiellin e shtatë” për lindjen.

Princi i vogël, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije,  do të shënoi disa rekorde historike., dhe do të  jetë princi i parë me origjinë afro- amerikane në historinë e monarkisë britanike.  

Dasma midis Hary dhe Meghan

Princi Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle u martuan më 19 maj të vitit të kaluar, në një nga ceremonitë më të ndjekura të historisë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos