
Një shtetas polak, me inicialet A.M., është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi në makinë iu gjet një pistoletë. Arrestimi është bërë në një nga lagjet e qytetit, ku shtetasi polak ishte banues.
Pistoleta dhe shtatë fishekë iu gjetën të fshehur në automjetin e 47-vjeçarit, gjatë një kontrolli të ushtruar nga patrulla e policisë.
Mbi polakun rëndon akuza e veprës penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit". (A2 Televizion)