
Është arrestuar në Durrës, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Ermir Dervishi, 49 vjeç, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Policia ka bërë të ditur se shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale "Vrasja".
Arrestimi është kryer nga Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane. (A2 Televizion)