
Një person ka mbetur i plagosur paraditen e sotme tek “Ushtari i Panjohur”, në Tiranë, pasi është përplasur nga një automjet.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:50, ku mjeti me drejtuese shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariatin Nr.1 për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)