“Vol-Vo 4”, arrestohet ish-regjistruesi i ZRPP në Lezhë

Nga A2 CNN
11 Mars 2020, 10:10 | Kronikë
“Vol-Vo 4”, arrestohet ish-regjistruesi i ZRPP në Lezhë

Policia e Shteti ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Vol-Vo-4”

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Eraldo Smaçi 31 vjeç, ish-regjistruesi i zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Lezhë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", në mungesë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre“, “Falsifikimi i dokumenteve“, "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve“, “Shpërdorimi i tokës", në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos