Dy automjete janë përplasur mes tyre në kryqëzimin e Libonikut, në afërsi të Maliqit.
Mësohet se përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë, drejtuesit kanë marrë lëndime, por raportohen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)