
Sot në mbledhjen e Kuvendit të Komunës Tuz, u zyrtarizua kryetari i saj.
Bëhet fjalë për Nik Gjeloshajn, kandidatin e koalicionit fitues “Malësia na bashkon” në zgjedhjet e 4 marsit, që u zgjodh sot edhe formalisht me votën e 16 këshilltarëve të Forumit Shqiptar, 1 i Demokratëve dhe 4 nga Partia Boshnjake.
Ndëkohë, këshilltarët e partisë të Milo Djukanovic nuk morën pjesë. Gjeloshaj në këtë mënyrë bëhet kryetari i parë i komunës Tuz me statusin e ri. (A2 Televizion)