
Nuk ka të ndalur epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 105 pacientë të prekur nga kjo sëmundje. 49 raste janë në Shkup dhe 56 në qytete të tjera të vendit.
Instituti i Shëndetit Publik, përmes një deklarate, bën me dije se deri më sot janë 1625 persona të prekur nga fruthi.
Sipas ISHP, ky është numri më i madh i të sëmurëve me fruth në 25 vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut. (A2 Televizion)