''Marksi në Soho'', letërsia dhe teatri, mënyra tjetër për të kuptuar figura politike si Karl Marksi

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 11:14 | Aktualitet
''Marksi në Soho'', letërsia dhe teatri,

“Marksi në Soho”, një dramë që luan me historinë dhe politikën, pushtetin dhe sjelljen e shoqërisë ndaj liderit politik, vjen në shqip nga Sokol Çunga që këto kohë e kemi parë t’i afrohet kësaj përqasjeje letrare.  

Në fakt “Marksi në Soho” sjell përmes jetës familjare të një filozofi politik një qasje tjetër të figurës që ne njohim. Ai është zhvendosur në Soho, në një lagje të Nju-Jorkut dhe analizon edhe shoqërinë e sotme. Përmes jetës familjare, bashkëshortes e fëmijëve të tij Howard Zinn na rrëfen anën tjetër të një lideri politik.

Howard Zinn nuk njihet shumë në shqip, por kjo monodramë e tij është një mundësi e mirë për të rënë në kontakt me këtë autor tanimë të njohur në të gjithë botën. Kjo monodramë ka joshur regjisorë e aktorë të shumtë në botë për ta përcjellë librin edhe në skenat teatrale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos