Parashikimi i motit: 1 korrik 2021

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 07:19 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 1 korrik 2021

Vijon paraditja me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pas mesditës kur vranësirat shtohen në të gjithë vendin, por kryesisht në veri dhe zonat malore ku nuk do të mungojnë reshjet afatshkurtra.

Temperaturat do të ulen lehtë në mëngjes, por një rënie me 2-3°C sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat maksimale nga 28°C në zonat malore deri 37-38°C në zonat e ulëta në jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë në mëngjes dhe mbrëmje nga drejtimi perëndimor, ndërsa nga mesdita deri vonë pasdite era forcohet në mesatare dhe deri e fortë në brigjet e Adriatikut ku dallgëzimi ngjitet mbi 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos