
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët nga Komisioni i Ekspertëve, nga data 1 korrik hynë në fuqi masat e reja kundër pandemisë së koronavirusit.
Nga dita e sotme, do të kemi një orë më shumë liridalje, pasi ora policore shtyhet në orën 24:00 nga 23:00 që ishte.
Gjithashtu, do të lejohet kthimi i tifozëve në stadiume dhe shfaqjet apo teatrot, por me numër të kufizuar spektatorësh dhe masa të rrepta të zbatimit të protokolleve anti-Covid.
Mbetet pa ndryshuar një ndër masat që ka shkaktuar polemika dhe në opinionin publik që është muzika në lokale. Autoritetet nuk kanë dashur të “rrezikojnë” dhe orari i lejuar do të jetë sërish ora 22:00. (A2 Televizion)