Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, vjen reagimi i sekretarit amerikan Pompeo

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 20:59 | Politikë
Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, vjen reagimi i sekretarit

Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo përshëndeti gjatë një deklarate për shtyp marrëveshjen e arritur në Shqipëri mes palëve për reformën zgjedhore.

Sipas kreut të diplomacisë amerikane, Pompeo kjo marrëveshje do të forcojë demokracinë në Shqipëri dhe ftoi palët ta miratojnë atë sa më shpejt.

“Përshëndes marrëveshjen ndërpartiake të arritur në Shqipëri për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit. Inkurajojmë palët e interesuara që ta kodifikojnë këtë marrëveshje politike”, deklaroi Pompeo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos