
Që prej fillimit të pandemisë Prizreni është kthyer në një qytet të dytë për qytetarët kuksianë e veçanërisht për ata që janë infektuar me Covid-19.
Në këtë spital, kanë marrë trajtim 21 persona nga të cilët 11 janë shëruar, ndërsa pjesa tjetër vijon të trajtohet aty.
Drejtori i Spitalit Afrim Avdiaj, thotë se aktualisht janë 9 qytetarë nga Kukësi me Covid që janë të shtruar dhe se trajtimi ndaj tyre po bëhet njësoj si për qytetarët e Kosovës.
Prej disa vitesh në Spitalin e Prizrenit, trajtohen edhe të sëmurët me hemodializë. Janë 14 persona nga Kukësi që udhëtojnë tri herë në javë në Prizren pranë spitalit të përgjithshëm, i cili ka një shërbim hemodialize dhe dy salla me kapacitet me 230 aparatura. (A2 Televizion)