Mësuesja 40-vjeçare humb betejën me Covid-19, Kushi apel për vaksinimin

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2021, 11:35 | Aktualitet
Mësuesja 40-vjeçare humb betejën me Covid-19, Kushi apel

Një mësuese nga Elbasani nuk e ka fituar betejën me Covid-19. Ajo është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 40-vjeçare. Pas këtij, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u ka bërë apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen për vaksinimin ndaj Covid-19, si mënyra më e mirë për të shmangur rrezikun e këtij virusi.

“Jam shumë e hidhëruar për ndarjen nga jeta të mësueses Blerina Lamçja (Hoxholli) në shkollën speciale “Zëra Jete” në Elbasan. Blerina e humbi betejën me Covid-19 në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas trishtim jo vetëm tek familja e saj, kolegët dhe miqtë që e kanë njohur nga afër, por edhe nxënësit e shkollës, për të cilët Blerina punonte me aq shumë përkushtim e dashuri.

Ky lajm duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve që rreziku nga virusi është ende mes nesh, prandaj shërben si një apel i fortë që të mos i neglizhojmë për asnjë moment vaksinimin dhe respektimin e protokolleve shëndetësore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos