Maturantët dalin në protestë edhe në Korçë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 12:11 | Aktualitet
Maturantët dalin në protestë edhe në Korçë

Nxënës të shkollave të mesme të Korçës, si dhe shkollave të tjera të fshatrave, kanë protestuar paraditen e sotme pranë Drejtorisë Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë.

Shkak i protestës është bërë provimi i matematikës që u zhvillua një ditë më parë, i cili sipas tyre ka qenë i nivelit shumë të vështirë.

Nxënësit thanë se prej një viti pjesën më të madhe të mësimit e kanë bërë online dhe më pak të alternuar, ndaj dhe për këtë arsye ata kanë pritur një test tjetër jo vetëm në lëndën e matematikës por edhe në provimet e tjera të maturës shtetërore.

Pjesa më e madhe e tyre mes lotëve kanë shprehur indinjatën pasi iu rrezikohet kërkesat që ata kanë për të shkuar në programet e kërkuara prej tyre. Protesta të tilla të ngjashme janë zhvilluar edhe në shkollat e tjera të mesme të juglindjes së vendit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/12/maturantet-e-durresit-dhe-tiranes-dalin-ne-proteste-bllokojne-rrugen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos