
Analisti Afrim Krasniqi u shpreh në A2 se mazhoranca po përdor të njëjtën tezë, me të cilën ndodhet në pushtet prej dy mandatesh. Sipas tij, po vihen në dukje gabimet e palës tjetër.
“Në kushte normale, ne duhet të flisnim për alternativa dhe për palë të cilat ndodhen përballë. Mazhoranca ndodhet në pushtet prej dy mandatesh, jo për shkak të aftësisë së saj, por për shkak të gabimeve të palës tjetër. Kjo është teza që ajo po përdor edhe në këto zgjedhje, duke thënë që, “nëse nuk votoni për mua do të rikthehen të tjetër” dhe jo duke thënë se, “unë kam një platformë për Shqipërinë dhe duhet të më votoni për këtë kontratë”. Nuk ekziston një sistem vlerash edhe brenda mazhorancës. Nëse do të kemi figura publike të korruptuara ose individë në listën e zezë të DASH, të cilën janë në kupolën drejtuese. Në këtë situatë, si mund të shkosh te polici, te punëtori i thjeshtë, kur t’i nuk mund të largosh një individ që botërisht dihet që është i korruptuar? Si është e mundur që asnjë nga ministrat apo nga zyrtarët e nivelit të mesëm, nuk janë njerëz me një personalitet publik. Ky është luks i madhe edhe për PS”, u shpreh analisti.
Më tej, Krasniqi u shpreh se, zgjedhjet e 25 prillit ende nuk janë vendosur. “Partitë kanë krijuar privilegje përmes ndryshimeve kushtetuese, përdorimit të shtetit, lidhje me grupe kriminale, financim të paligjshëm dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për PS-së, por për shumicën e partive kryesore. Por, zgjedhjet janë akt personal i qytetarëve dhe i ndjesisë personale. Ne i kemi rreth 180 mijë votues që votojnë për herë të parë, të cilët nuk janë të korruptuar. Nëse ata votojnë, mund të sjellin ndryshimin në Shqipëri”, u shpreh Krasniqi. (A2 Televizion)