Mbrojtja e konsumatorit, “Pesha dhe matja e produkteve që shqiptarët blejnë, nuk është e garantuar”

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2022, 12:53 | Sociale
Mbrojtja e konsumatorit, “Pesha dhe matja e produkteve që

Pesha dhe matja e produkteve që shqiptarët blejnë, nuk është gjithmonë e garantuar dhe në shumë raste ajo mbetet në vullnetin e tregtarëve.

Është ky përfundimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit në raportin e titulluar “Efektiviteti i masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me peshën dhe matjet”, kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë.

Kjo është histori thuajse 30-vjeçare, por ende ka probleme. Kjo do të thotë që strukturat nuk janë efeciente”, thotë për A2 CNN Hasan Stafa nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit. “Një nga vjedhjet masive që i bëhet sot konsumatorit është pesha e bukës”, thotë eksperti i tregut të produkteve, Granit Sokolaj. “Shumica nuk e vendosin peshën dhe llojin e bukës që prodhojnë, por edhe ato që e kanë nuk e respektojnë”.

https://a2news.com/2022/02/11/ushqimet-qe-u-rriten-kryesojne-zarzavatet-frutat-buka-dhe-mishi/

Përfaqësues nga Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve tregojnë se abuzimi me peshën dhe matjet është provuar në shumë raste vitin e shkuar. Por abuzimi me peshën nuk ndodh vetëm te produktet ushqimore. “Problematika ka edhe te detergjentët. Po t’i shihni në supermarkete, ato janë të vendosur në një raft të drejtë, kanë disnivel”, thotë Sokolaj.

Teksa e vlerësojnë si mungesë kulture, qytetarët pohojnë se nuk kontrollojnë sasinë e produkteve që blejnë. Ata thonë që nuk i shikojnë këto detaje, por me siguri që në Shqipëri ndodh.

Me anë të një ftese për intervistë, A2 CNN kërkoi një reagim nga Drejtoria e Metrologjisë, por institucioni njoftoi se për shkak të angazhimeve të shumta, kërkesa ishte e pamundur për t’u plotësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos