Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet, Salianji akuza ndaj PS: Doni të zvarrisni hetimet

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 11:25 | Politikë
Mblidhet Komisioni Hetimor për zgjedhjet, Salianji akuza ndaj PS: Doni

Pas 2 ditësh debate në distancë, Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u mblodh sot në seancë, ku vijuan mosmarrëveshjet.

Anëtari i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar socialistët se kanë propozuar disa nene të rregullores për të bllokuar komisionin dhe për të zvarritur hetimin për masakrën zgjedhore.

Socialistët i kanë mohuar akuzat, duke deklaruar se janë të gatshëm të vijojnë hetimet.

“Të gjitha përpjekjet kanë një qëllim për të zvarritur punën e këtij komisioni, për të mos lejuar që të kryhen hetime, për zbardhjen e kësaj masakre zgjedhore. Ajo që propozojmë, duke qenë se nuk ka dakordësi për draft rregulloren, unë mendoj që duhet të hedhim në votim rregulloren e hartuar nga kryetari i komisioni duke mos marrë parasysh asnjë nga propozimet duke qenë se nuk ka dakordësi”, tha Salianji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos