Socialistët largohen nga mbledhja e komisionit hetimor për zgjedhjet. Alibeaj: Strategji e menduar prej tyre

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 12:11 | Politikë

Anëtarët e Partisë Socialiste u larguan nga mbledhja e Komisionit Hetimor të ngritur për zgjedhjet e 25 prillit. Pas 2 orë debatesh, për sa i përket rregullores së brendshme të komisionit, shumica vendosi të largohej, duke akuzuar drejtuesin e komisionit, Enkelejd Alibeaj, se nuk u dha të drejtën e propozimeve.

Mbledhja e radhës u la të zhvillohet më 27 tetor në orën 11:00.

“Befasisht ata u larguan. Duket që është strategji e menduar prej tyre për të bërë të pamundur mbledhjen e emisionit, pa asnjë arsyetim”, tha Alibeaj. “Ata duan që çdo kërkesë për hetim të votohet në Kuvend, ku ata që janë nën akuzë kanë shumicën e votave”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/22/mblidhet-komisioni-hetimor-per-zgjedhjet-salianji-akuza-ndaj-ps-doni-te-zvarrisni-hetimet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos