Mbetjet urbane në Durrës, firma private ofron falas depozitimin për dy javë

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 09:08 | Aktualitet
Mbetjet urbane në Durrës, firma private ofron falas depozitimin

Qyteti i Durrësit, ndryshe nga ditët e mëparshme, këtë mëngjes është zgjuar më i pastër.

Kontejnerët e mbeturinave ishin zbrazur dhe malet me mbeturina urbane nuk ishin më në trotuare. Jo zyrtarisht, bëhet me dije se një firmë që operon në fushën e mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve, ka ofruar depozitimin e mbetjeve urbane të bashkisë së Durrësit falas deri në datën 15 korrik.

Pas kësaj date, bashkia duhet të gjejë vetë zgjidhjen për të mos përsëritur më skenat ku qyteti gati sa nuk po mbulohej nga mbetjet. Ky është një rast i paprecedentë, ku qyteti çlirohet nga mbeturinat falë ndjesisë së subjekteve private, pasi institucionet që marrin taksa për pastrimin e qytetit prej kohësh janë në ngërç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos