Mbipopullimi në burgje, Manja: Objektivi ynë për vitin 2023, miratimi i një amnistie penale

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 12:58 | Politikë
Mbipopullimi në burgje, Manja: Objektivi ynë për vitin 2023,

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë konferencës për analizën e punës për vitin 2022, iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve, mes të cilëve edhe atij të A2 CNN, Armand Bajrami, i cili e pyeti në lidhje me mbipopullimin në burgjet e vendit dhe masat që po merren në këtë drejtim.

Sipas Manjës, është e vërtetë që në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve tejkalon numrin e të dënuarve dhe sa i përket paraburgimit ne kemi një mbipopullim.

Por pse vjen kjo? Sipas kreut të Drejtësisë, ka shumë faktorë, por kjo lidhet edhe me veprimtarinë e sistemit gjyqësor.

“Sistemi i drejtësisë do duhet t’i parashohë të gjitha masat. Por kjo është pjesë e përgjegjësisë së sistemit të drejtësisë. Me fillimin e punës shpresojmë të ecin proceset gjyqësore dhe ne të lirohemi nga kjo ngarkesë.”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Duke folur për Amnistinë Penale, Manja tha se ky është një mekanizëm për uljen e mbipopullimit të sistemit të burgjeve, ndërsa bëri me dije se për vitin 2023, një nga objektivat e dikasterit që ai drejton është që t’i propozojnë parlamentit miratimin e një amnistie penale.

“Amnistia penale është një mekanizëm për uljen e mbipopullimit të sistemit të burgjeve. Për vitin 2023 në objektivat tona është që t'i propozojmë Parlamentit miratimin e një amnistie penale.” (A2 Televizion)

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja
https://a2news.com/2023/01/11/manja-ben-analizen-e-punes-per-vitin-2022-prioritet-permbyllja-me-sukses-e-vettingut-dhe-zbatimi-i-metejshem-i-hartes-gjyqesore/
https://a2news.com/2023/01/11/arritje-sfida-dhe-objektiva-cuci-riorganizim-te-policise-kriminale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos