
Para mbajtjes së kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, pasditen e së dielës, Arben Ristani, i cili është një nga zërat kundër të kryetarit aktual të partisë, Lulzim Basha, ka bërë një status në Facebook.
Ristani shkruan se beteja brenda vetes është më e vështira, ndërsa thekson se mungon edhe përvoja për këtë.
“Demokratët kaluan 8 vite të vështira, plot sakrifica e vetëmohim.
Tani kanë përpara edhe 4 vite të tjera që ju duhet të vazhdojnë betejën e tyre për një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, më demokratike.
Kaloi kaq shumë kohë që demokratëve nuk ju qesh buza nga shija e fitores.
Lideri i tyre po i çon nga humbja në humbje. Edhe një fitore që regjistron në historinë e tij, s'ka njeri që se di dhe se kujton si e mori. Me brekë nëpër këmbë.
Rama po na e mund Lulin.
Nuk mjafton që na e mund, por edhe na e tall.
Nuk mjafton që na e mund e na e tall, por edhe e mbron që sa të jetë në krye të opozitës, të tallet edhe me gjithë të tjerët.
Ramën e kemi kundërshtar, e dimë si mundet. Beteja brenda vetes është më e vështira dhe na mungon edhe përvoja për këtë”, mbyllet postimi i Ristanit. (A2 Televizion)