
Tri javë nga humbja në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë, ndërsa në orën 19:00 do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar.
Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së PD, pasi mbërriti në seli deklaroi dhe njëherë se do të kërkojë dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe se nuk do të heqë dorë nga kandidimi për kryetar partie.
“Jam sot për t’i kërkuar dorëheqjen Bashës sepse nuk është zgjidhje, por problemi i PD. Sot mbyllet një periudhë zhgënjyese dhe nis një projekt shprese”.
Ai theksoi se sipërmarrja nuk është e lehtë, por ai do ta vijojë deri në fund këtë nisëm për të ringritur Partinë Demokratike.
“Jam këtu për t’i shërbyer PD-së. Edhe përballë Bashës do të jem në garë për të ndërtuar një PD të re”, u shpreh Kadilli. (A2 Televizion)