All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Vettingu në polici, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e presidentit Meta

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 12:30 | Politikë
Vettingu në polici, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e
All - Paragraf - 1

Komisioni parlamentar për sigurinë kombëtare, pa asnjë surprizë rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta i cili kishte kthyer për rishqyrtim ndryshimet ligjore për vettingun në polici.

Argumentet e paraqitura me shkrim, këshilltari i presidentit, Bledar Dervishi i parashtroi edhe një herë përballë deputetëve socialistë.  Sipas tij, këto ndryshime vënë nën presion trupën policore.

All - Paragraf - 3

Nga krahu i qeverisë ishte Ministri i Brendshëm në detyrë, Besfor Lamallari, i cili argumentet e zyrës së presidentit i cilësoi si supozime të paqena dhe me karakter politik. Në mbledhje nuk munguan as tonet e ngritura.

Krahas rrëzimit të dekretit, komisioni miratoi edhe zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit të skaduara deri më 30 prill në mënyrë që qytetarët të kenë një dokument të vlefshëm për të votuar në zgjedhjet parlamentare. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos