Mbledhja e Kuvendit, Bumçi: Verifikimin e firmave nuk e bën as Basha, as Bardhi

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 14:07 | Politikë
Mbledhja e Kuvendit, Bumçi: Verifikimin e firmave nuk e bën as

Aldo Bumçi, ish-deputeti i Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Ditari” në A2 CNN se “Lulzim Basha është kundër Kuvendit Kombëtar sepse e di që është humbës”.

“Basha nuk ka ndryshuar nga qëndrimi i tij i parë kur nisi aksioni i zotit Berisha dhe gjithë demokratëve. Pa nisur ende mbledhja e formularëve, Basha tha qartë se nuk do të ketë Kuvend. Ne po kërkojmë që PD-ja të mblidhet në institucione, jo në rrugë. Institucionet e partisë janë Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Kuvendi. Ne po ndjekim rrugën institucionale, por Basha e ka shprehur qartë se Kuvend nuk do të ketë. Ai flet nga zyra dhe nuk takon askënd përveç grupit të deputetëve që ka rreth vetes. Basha është kundër Kuvendit sepse e di që është humbës. Nuk ke si i takon deputetët kur je humbës për herë të tretë”, deklaroi Bumçi.

Ish-deputeti demokrat shtoi: “Kuorumi dhe delegatët konfirmohen në mëngjes, siç bën edhe Kuvendi i Shqipërisë, në ditën që mblidhet. Nuk e bën verifikimin e kuorumit Lulzim Basha apo Gazment Bardhi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos