Videomesazhi i Bashës: Europa e refuzoi Ramën se është një autokrat në pushtet me krimin

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 17:16 | Politikë
Videomesazhi i Bashës: Europa e refuzoi Ramën se është

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, postoi në Facebook një video ku shprehet se “Der Spiegel e shkruan të zezë mbi të bardhë: Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por refuzoi Ramën”.

“Të gjithë shqiptarët e dinë të vërtetën që revista më e madhe e Europës, Der Spiegel e shkruan të zezë mbi të bardhë: Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por refuzoi Ramën, sepse ai është një autokrat që rri në pushtet me ndihmën e krimit. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Një njeri e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos