Mbyllen 45 minutat e para në Barcelonë, ku kuqezinjtë e Edy Reja po mbajnë për momentin portën e paprekur ndaj Spanjës.
Të shtyrë nga 40 mijë tifozë, spanjollët konfirmuan superioritetin teknik veçanërisht në mesfushë, por shqiptarët po tregohen të vëmendshëm, duke filluar nga portieri Etrit Berisha.
Minutat e para flasin vetëm për “La Roja”, me tanët që nuk arrijnë të dalin nga gjysmëfusha përkatëse, por me kalimin e minutave kuqezinjtë marrin kurajë, dhe në minutat e fundit kanë rastin më të pastër të kësaj pjese, me një aksion të bukur të Brojës që tregon talentin e tij, por pasimi i tij mungon kokën e Cikalleshit për pak centimetra, duke shmangur një gol të sigurt. (A2 Televizion)