Mbyllet Premier League, merr fund dhe “enigma” Champions

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 19:00 | Futboll
Mbyllet Premier League, merr fund dhe “enigma” Champions

Premier League ka mbyllur këtë të diel një sezon të vështirë futbollistik, i cili u ndërpre për një kohë të gjatë nga pandemia e koronavirusit, por në fund riktheu Liverpool-in kampion pas 30-vjetësh.

Ndërsa “The Reds” ishin kurorëzuar prej javësh si fitues, kjo e diel zgjidhi edhe enigmat e fundit, një prej të cilëve ishte edhe bileta e katërt e Champions. Leicester nuk ia doli përballë Manchester United, një finale, për biletën e fundit të Champions, me “Djajtë e kuq” që triumfuan 0-2, me një gol të realizuar nga Fernandes me 11-metërsh në minutën e 71-të dhe një gol nga Lingard në minutat e shtesës.

Ndërkohë, Aston Villa shpërtheu në festë pasi mbijetoi edhe për një sezon mes më të mirëve në Angli, ndërsa Bournemouth dhe Watford do të luajnë në kategorinë e dytë sezonin e ardhshëm.

Sa i përket rezultateve të kësaj jave, kampionët e Liverpool fituan 1-3 në transfertë ndaj Newcastle, Manchester City fitoi 5-0 ndaj Norwich-it të vendit të fundit, ndërsa Chelsea mposhti 2-0 Wolves, duke i lënë këta të fundit jashtë Europa League, ndërsa bileta i kaloi Tottenham-it të Mourinho-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos