Shqipëria humb në minutën e fundit, Uzuni tremb spanjollët

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 21:51 | Futboll

Shqipëria humb sfidën ndaj Spanjës me rezultatin 2-1, por është protagoniste e një ndeshje të mirë ndaj gjigantëve të futbollit botëror.

Pas një pjese të parë ku spanjollët dominuan qartësisht mesfushën, por ku kuqezinjtë u treguan të vëmendshëm.

Minutat e para flasin vetëm për “La Roja”, me tanët që nuk arrijnë të dalin nga gjysmëfusha përkatëse, por me kalimin e minutave kuqezinjtë marrin kurajë, dhe në minutat e fundit kanë rastin më të pastër të kësaj pjese, me një aksion të bukur të Brojës që tregon talentin e tij, por pasimi i tij mungon kokën  e Cikalleshit për pak centimetra, duke shmangur një gol të sigurt. 

Goli i Ferran Torres

Në pjesën e dytë, Shqipëria duket më e çliruar, dhe aksi Balliu Broja më aktiv. Por në minutën e 75 një gabim i mbrojtjes dërgon në rrjetë talentin Ferran Torres.

Shqipëria ka meritën të mos cedojë, madje gjen barazimin e papritur falë Myrto Uzunit, që hyri në pjesën  e dytë dhe përfiton nga një gabim. Një gol historik për beratasin, në kampionatin ku është transferuar  së fundmi.

Goli i Uzunit

Por atëherë kur loja po shkonte drejt një barazimi historik, ishte një goditje mjeshtërore të Dani Olmo në minutën e 90 që i jep fitoren “La Roja”, edhe pse ka dyshime për pozicionin që çon në gol.

Goli i Olmo

Gjithsesi, gëzimi i madh i trajnerit spanjoll Luis Enrique mund të cilësohet si një medalje për djemtë e Rejas, shenjë që mund të jemi dinjitoz edhe me kategorinë parë të këtij sporti. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/26/reja-nje-nga-zhgenjimet-me-te-medha-djemte-meritonin-nje-cmim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos