
Trajneri i Spanjës Luis Enrique pas ndeshjes së fituar me Shqipërinë në minutën e fundit 2-1 tregohet i lumtur por vlerëson edhe kuqezinjtë e Reja.
“Shumë i lumtur që u kthyem si Kombëtare në Barcelonë pas 18 vitesh. Shqipëria u tregua një ekip i mirë edhe e dinim këtë, rezultati e tregon, ata dinin çfarë bënin, një ekip i vështirë “, thotë tekniku spanjoll.
I pyetur për një lojtar të veçantë që i bëri përshtypje nga shqiptarët, ish-ylli i Barcelonës nuk ka dyshime. “Broja, e kishin vërtetë vështirë ta ndalojmë”. (A2 Televizion)