Mbyllja e shkollave, Devoll, nxënësit udhëtojnë me paratë e tyre

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 16:33 | Aktualitet
Mbyllja e shkollave, Devoll, nxënësit udhëtojnë me

Për çdo mëngjes një numër i konsiderueshëm nxënësish të arsimit 9-vjeçar nga fshatrat Mançurisht, Stropan, Koshnicë, të rrethit të Devollit, janë të detyruar të lëvizin me makina private për të shkuar në shkollat e fshatrave fqinje, pasi shkollat në fshatrat e tyre janë të mbyllura për shkak të numrit të vogël të nxënësve.

Kjo lëvizje, sipas drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit në Devoll bëhet që fëmijët të mos mësojnë në klasa kolektive, por në klasa të përshtatshme për moshën e tyre.

“Në rrethin e Devollit kemi gjithsej 71 nxënës të cilët lëvizin për të shkuar nga një zonë rurale në një tjetër për të mësuar. Ky kalim bëhet për të rritur cilësinë në arsim sepse këta nxënës nuk duhet të mësojnë në klasa kolektive, por synimi është që të mësojnë në klasa të ndara”, shpjegon Imelda Çuçka, drejtore e ZVPA, Devoll

Por kjo lëvizje e fëmijëve në shkollat e fshatrava fqinje, ka sjellë probleme ekonomike për familjet e tyre, pasi janë të detyruar të paguajnë vetë transportin. Edhe pse bashkia e Devollit ka detyrim sigurimin e transportit, një gjë e tillë nuk bëhet pasi nuk ka fonde.

Derisa bashkia e Devollit të sigurojë fondet nga qeveria për transportin e nxënësve, këta të fundit do të jenë të detyruar të udhëtojnë çdo ditë larg banesave të tyre dhe ç’është më problematikja, me shpenzimet e tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos