Pas tërmetit, Ruçi me sizmologun grek: Legjislacioni duhet rishikuar

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2019, 15:53 | Aktualitet
Pas tërmetit, Ruçi me sizmologun grek: Legjislacioni duhet rishikuar

Legjislacioni shqiptar duhet rishikuar, për të parandaluar fatkeqësitë natyrore. Ky është mendimi i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, të cilin ia shprehu edhe sizmologut grek Spiros Pavlidis, gjatë takimit që zhvilloi me të.

“Tërmeti i 26 nëntorit më ka shtyrë mua personalisht, por edhe si Kryetar i Kuvendit, të reflektoj mbi nevojën e rishikimit të legjislacionit e procedurave, jo vetëm në fushën e ndërtimeve, por në të gjitha marrëdhëniet e veprimet tona mbi natyrën”, tha Ruçi.

Duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, sizmologu Pavlidis theksoi se “legjislacioni dhe rregulloret greke si dhe ato italiane mund të përshtaten mjaft mirë për Shqipërinë sepse jemi në të njëjtën zonë sizmike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos